Kolona të gjata në kufi, nga Kosova ia mësyjnë Shqipërisë

Aktuale

Kolona të gjata në kufi, nga Kosova ia mësyjnë Shqipërisë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Kolonat

Nxitur nga temperaturat e ngrohta në Shqipëri, mijëra shtetas shqiptarë nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Gjatë ditës së sotme mbi 12 mijë shqiptarë dhe mbi 4500 mjete kanë kaluar kufirin në doganën e Morinës, ndërkohë që për të hyrë në territorin shqiptar pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, por radha mbetet sërish shumë e gjatë.

Vetëm këtë javë kanë hyrë në Shqipëri, rreth 20 mijë shtetas nga Kosova, të cilët thonë se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat