Betohet Liri Loshi: Kjo do të jetë e hera e fundit kur...

Aktuale

Betohet Liri Loshi: Kjo do të jetë e hera e fundit kur...

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Liri Loshi

Mërgata shqiptare edhe në këto zgjedhje është përballur më vështirësi.

Për këtë çështje, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, i cili është betuar se sapo të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të kërkojë ligjin për votimin e diasporës.

“Betohem se si deputet i ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë”, ka shkruar ai.

Loshi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojnë si Kuvend dhe do ta ndalin së ndodhuri përgjithnjë.

“Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës”, ka thënë Loshi.

Postimi i plotë:

ME MËRGATËN

Betohem se si deputet i ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.

Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë.

Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.

Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.

Të dashur bashkëatdhetarë, ju falenderoj me zemër!

Ju i prini ndryshimit në Kosovë!

#meMËRGATËN

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat