Profesori paralajmëron Haradinajn: Me deklaratat për bashkim kombëtar, po e rrezikon stabilitetin rajonal

Aktuale

Profesori paralajmëron Haradinajn: Me deklaratat për bashkim kombëtar, po e rrezikon stabilitetin rajonal

Nga: A.Morina Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Ramush Haradinaj

Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkaktuar tensione me deklaratat e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipëri.

Ndaj këtyre deklaratave reagoj edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Mirëpo, Haradinaj reagoi sërish duke thënë se nëse bëhet president do t’i dërgojë të fala presidentit serb Aleksander Vuçiq që ose duhet ta njohë Kosovën ose Kosova bashkohet me Shqipërinë.

Këto deklarata të Haradinajt për bashkim kombëtar, profesori Milazim Krasniqi po i cilëson si rrezik për stabilitetin rajonal.

“Asnjë analizë racionale nuk e parasheh si të mundshëm bashkimin kombëtar në këtë konstelacion gjeopolitik që ekziston sot. Kjo temë vetëm sa i nxitë armiqtë e Kosovës që ta paraqesin si shtet/projekt të dështuar dhe si rrezik për stabilitetin rajonal”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendi në protektorat ndërkombëtar, këta flasin për bashkim kombëtar. Asnjë analizë racionale nuk e parasheh si të mundshëm bashkimin kombëtar në këtë konstelacion gjeopolitik që ekziston sot. Kjo temë vetëm sa i nxitë armiqtë e Kosovës që ta paraqesin si shtet/projekt të dështuar dhe si rrezik për stabilitetin rajonal. Pa pikë nevoje. Bile as vota nuk ka në këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat