I përmendën zolën, deklarohet kandidati i Vetëvendosjes për deputet: Tregon nëse ndjehet i kërcënuar

Aktuale

I përmendën zolën, deklarohet kandidati i Vetëvendosjes për deputet: Tregon nëse ndjehet i kërcënuar

Nga: N. H Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 06:59
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se nuk e ndjen veten të kërcënuar në Drenicë, pavarësisht pse ndonjë individ nuk përmban nervozen në komunikim me të.

Ai shprehet se incidentet që po ndodhin janë të izoluara dhe nuk i vlerëson si serioze.

Kurse, ka bërë me dije se VV-ja po bënë çmos që të mos provokojnë kundërshtarët politikë për t’i goditur pastaj në kundërsulm.

Ja shkrimi i tij:

Image
Liri Loshi

Shumica e simpatizantëve të PDK-së që i takoj në Drenicë shprehin mllefin e tyre pse kam kaluar në Vetëvendosje. Po të ishe kandidat i PDK-së ty do të votonim të parin, më thonë. Ata mendojnë se unë nuk do të marr vota në Drenicë, por kontakti im me popullin thotë të kundërtën.

Personat që përbëjnë VV-në në Drenicë, sipas tyre janë njerëz me mungesë vlerash personale e familjare, ndërkohë që unë duke njohur strukturat e Vetëvendosjes gjej njerëz me cilësi të larta personale e profesionale dhe që vijnë nga familjet më të mira. PDK-ja po frikësohet se do të dalë shumë më dobët sesa ka pritur në Drenicë dhe kjo po manifestohet përmes shpërthimeve sporadike të nervozës.

Unë nuk e ndjej veten të kërcënuar në Drenicë, pavarësisht pse ndonjë individ nuk përmban nervozën në komunikim me mua. Dua të jem i sinqertë me publikun se miqte e mi nga PDK-ja që mbajnë ndonjë funksion lokal me kanë pritur miqësisht dhe krejt çfarë kemi biseduar kanë qenë tema normale politike. Disa aktivistë të PDK-së ndihen keq që nuk mund të lobojnë për mua, për shkakun se nuk jam anëtar i partisë së tyre.

Incidentet që po ndodhin janë të izoluara dhe nuk i vlerësoj si serioze. Në të Vetëvendosjes nuk po flasim keq për partitë tjera politike, sespe nuk duam tensione të panevojshme. Ne mendojmë së elektorati në Kosovë është kryesisht në anën tonë dhe disa votues potencialë që i kemi nga partitë tjera, nuk duam t’ua lendojmë ndjenjat. Në Drenicë dominion PDK-ja, por është një elektorati i dëshpëruar i njohur si elektorat i PDK që mund të mos votojë fare, ose do të votojë partitë tjera. Ne shoresojmë se kjo kategori do ta shtojë dukshëm votën tonë.

Ne po bëjmë çmos që të mos provokojmë kundërshtarët politikë për t’na goditur në kundërsulm. Kjo taktikë e jona po funksionon për mrekulli. Sidoqoftë, incidentët nuk mund t’i fshehim. Unë e siguroj lexuesin tim se nuk kam problem familjar me të afërmit e mi për asnjë gjë. Edhe incidenti i djeshëm ishte i motivuar politikisht dhe jam i sigurtë se nuk do të ketë pasoja.

Faleminderit që jeni me mua në këtë garë interesante elektorale. Juve që po loboni për mua brenda dhe jashtë Kosovës dhe ju që ma keni dhënë besimin dhe prisni ta konfirmoni atë me votën tuaj, ju garantoj se do të punoj fuqishëm dhe pa u ndalur për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat