Qorrolli për letrën e Bidenit dërguar Vuçiqit: Më qartë se kaq nuk mund të ishte, urime!

Aktuale

Qorrolli për letrën e Bidenit dërguar Vuçiqit: Më qartë se kaq nuk mund të ishte, urime!

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli, ka reaguar pasi presidenti amerikan Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Qorrolli ka thënë se është bërë e qartë se njohja do të jetë kryefjala e normalizimit mes dy shteteve, përcjell Bota sot.

Postimi i Qorrollit në Facebook:

Më qartë se kaq nuk mund të ishte.

President Joe Biden

në letrën uruese për ditën nacionale serbe i shkruan presidentit serb, Vuçiq, se pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me epiqendër të saj — “njohjen reciproke” midis dy vendeve.

Dmth NJOHJA do jetë kryefjala e normalizimit mes dy shteteve.

Urime!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat