E papritur/ Edhe ky vëlla i Gani Gecit e kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës: Keni kohë veç edhe 7 ditë...

Aktuale

E papritur/ Edhe ky vëlla i Gani Gecit e kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës: Keni kohë veç edhe 7 ditë...

Nga: BS Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Isa Mustafa

Njëri nga vëllezërit Gecit, Nebih Geci, përmes një postimi në facebook ka kërkuar dorëheqjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

“I themi Isa Mustafes dhe ekipit te tij te japin dorëheqje nga të gjitha strukturat e LDK-së që të shpëtojmë Kosovën nga e kaluara politike e dëmshme dhe katastrofale e cila na ka kushtuar me gjak dhe dëbime të shqiptarëve në të gjitha kohërat. I themi Isa Mustafes dhe ekipit të tij faleminderit për kontributin e dhënë gjatë këtyre 12 viteve në LDK, por ne e duam Kosovën më tepër se gjithçka tjetër, si dhe rrugën e saj drejt BE e jo drejt Lindjes”, shkruan Geci.

“I themi të jap dorëheqje sot, jo nesër se nesër është vonë, kemi kohë 7 ditë deri me datën 14 shkurt të paktën te kthehet pak shpresë dhe të shpëtojmë aq sa ka mundësi në këtë kohë të shkurt, jemi te mllefosur tej mase afër 1000 aktivist të LDK-së këtu dhe jashtë vendit të cilët kemi ne përgjegjësinë tonë mbi 10 mijë votues të cilët në krye me ty dhe stafin tënd nuk duan të na mbështesin dhe duan të rrinë indiferent në këto zgjedhje deri sa të jeni ju në krye të LDK-së, duke i parë përkrahjen e deputetëve të LDK-së në rrjetet sociale dhe duke i parë sondazhet të cilat i vendosin subjektet tjera mbi 50%!”, shkruan Geci, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se vajza e Gani Gecit, Marigona e cila u zgjedh deputete në zgjedhjet e kaluara, kandidon përsëri për deputete në këto zgjedhje.

Postimi i plotë:

Te nderuar dhe shume te respektuar qytetar te Kosoves dhe ju perkrahes te LDK-se.Duam te ndajm me ju nje breng e cila po na preokupon dhe po na mundon thelle ne qenjet tona shpirterore, duke e pare situaten dhe rezultatet ne teren ne lidhje me LDK-ne dhe natyrisht me Kosoven, jemi te detyruar te i themi Isa Mustafes dhe stafit te tij te japin doreheqje nga te gjitha pergjegjesit ne LDK, jemi qindra e qindra perkrahes te Rugovizmit dhe natyrisht edhe te LDK-se, jemi te lidhur thelle me rrugen Rugoviane dhe djathtizmin bazuar ne programin e LDK-se si subjekt i qendres se djathet dhe si familje ne EPP duke i qendruar besnik lidhjeve tona familjare, jemi besnik te interesave te Kosoves por edhe miqve tane te perhershem USA, D, GB etj., dhe do jemi gjithmone ne rrugen e Kosoves drejt realizimit te aspiratave te qytetarve tane drejte rruges te civilizimit europian, por duke e pare Kosoven duke rreshqitur nga rruga perendimore drejt lindjes.I themi Isa Mustafes dhe ekipit te tij te japin doreheqje nga te gjitha strukturat e LDK-se qe te shpetojme Kosoven nga e kaluara politike e demshme dhe katastrofale e cila na ka kushtuar me gjake dhe debime te shqiptarve ne te gjitha koherat.

I themi Isa Mustafes dhe ekipit te tij faleminderit per kontributin e dhene gjate ketyre 12 viteve ne LDK por ne e duam Kosoven me teper se gjithçka tjeter, si dhe rrugen e saj drejt BE e jo drejt Lindjes. I themi te jap doreheqje sot, jo neser se neser eshte vone, kemi kohe 7 dite deri me daten 14 shkurt te pakten te kthehet pak shpres dhe te shpetojm aq sa ka mundesi ne kete kohe te shkurt,jemi te mllefosur tej mase afer 1000 aktivist te LDK-se ketu dhe jashte vendit te cilet kemi ne pergjegjsin tone mbi 10 mije votues te cilet ne krye me ty dhe stafin tend nuk duan te na mbeshtesin dhe duan te rrin indiferent ne keto zgjedhje deri sa te jeni ju ne krye te LDK-se, duke i pare perkrahjen e deputetve te LDK-se ne rrjetet sociale dhe duke i pare sontazhet te cilat i vendosin subjektet tjera mbi 50%!.

Eshte e patolerushme dhe skandaloze per Kosoven situata e krijuar nga pakujdesi i vazhdueshem i kryesise se LDK-se, ku edhe mbeshtetesit me te fuqishem te pavarsise dhe çlirimit tone jemi duke i vene ne pozit te rend dhe te palakmueshem, andaj kerkojm nga ti si njeri i dijes dhe pendes duke i nuhatur politikat e lindjes qe duan te i bllokojn rrugen e Kosoves drejt BE-se dhe miqesis tone te perhershme me USA dhe aleatet e saj, kerkojm nga ti te largohesh sot e jo neser.LDK do jete roje e Kosoves dhe ne do jemi roje e LDK-se edhe pas 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat