Albin Kurti: SHBA-ja është aleati ynë kryesor dhe partneri historik, Joe Biden dallon nga Donald Trump

Aktuale

Albin Kurti: SHBA-ja është aleati ynë kryesor dhe partneri historik, Joe Biden dallon nga Donald Trump

Nga: D.RR Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Albin Kurti

(E plotësuar 22:14) - Albin Kurti në bashkëbisedimin me qytetarët live në Facebook, ka folur edhe për marrëdhëniet me SHBA-të.

Kurti ka thënë se SHBA-ja është aleati ynë kryesor dhe partneri historik i Kosovës, teksa ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me Joe Biden.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se ka dallim të madh mes Joe Biden dhe Donald Trump, ku ky i fundit sipas Kurtit, ka logjikë vetëm të biznesit.

“Unë besoj që me SHBA duhet t'i forcojmë marrëdhëniet bilaterale, ata janë aleati jonë kryesor strategjik dhe partneri ynë historik dhe është e domosdoshme që në fushën e ekonomisë dhe politikës të bashkëpunojmë më shumë. Biden është një mundësi historike për neve pasi ai e njeh Ballkanin. Ka qenë i përfshirë vetë në marrëdhënie politike. Ai ka qenë në Kosovë disa herë dhe një rrugë mbanë emrin e djalit të tij”, tha ai.

Kurti pati kritika për administratën e Trump dhe politikat e saj në diplomaci.

“Besoj që nuk do i ngjan këtij presidentit të vjetër i cili mendoi se politika dhe biznesi janë të njëjta. E kuptojmë se politika është financa, por sa është ekonomi është edhe histori. E kur historia harrohet ajo përsëritet. Në rastin e Serbisë kemi krimet që i kanë kryer gjatë luftës e që janë histori. Ajo nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës, krimet ndaj njerëzit dhe gjenocid. Duhet të kërkojmë përgjegjësi atje. Nuk po arrijmë të kalojmë këtë edhe 20 vjet pas çlirimit dhe 13 vjet pas pavarësisë”, tha ai.

Në fund Kurti komentoi edhe vetë letrën e Biden drejtuar Vuçiq dhe pati një kërkesë shtesë.

“Mendojë si ishte një letër e cila tregoi esencën ku presidenti i SHBA’së i bënë të qartë atij të Serbisë se njohja e Kosovës duhet të ndodhë. Kjo duhet të ndodh gjithsesi dhe eshte e pakuptueshme pse nuk ka ndodhur. Unë besoj që kjo nuk ka më nevojë të diskutohet. Statusi i Kosovës dihet, ajo është e pavarur. Duhet të flasim për statusin e Serbisë. Për kushtetutën e saj e cila ka mbetur prapa. Kushtetuta e shkruar nga Koshtunica i cili ishte dëbuar pasi kishte kundërshtuar autonominë e Kosovës. Edhe ai ishte i tepërt nga serbomadhët. Nuk duhet ta problematizojmë Kosovën dhe sovranititen e saj. Por duhet ta diskutojmë statusin e Serbisë dhe Kushtetutën e saj”, shtoi ai në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

.

***

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka treguar nëse vetingu i paralajmëruar në drejtësi nga subjekti i tij do të përfshinte edhe Gjykatën Kushtetuese.

VV në programin e saj për drejtësi parashikon edhe vetingun. Në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”

Kurti në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarë ka treguar se a do të ketë veting për këtë Gjykatë.

“Në gjykatën kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me këshillin prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë vetingu”, ka thënë ai. 

***

Lideri VV-së, Albin Kurti ka prezentuar live në Facebook programin e partisë së tij.

Ai ka filluar duke treguar se për foshnjet deri dy vjeç, do t'i ndajnë 20 euro në muaj, ndërsa kjo do të vazhdojë me një pagesë tjetër pasi që t'i mbushin dy vite.

***

Albin Kurti drejtpërdrejt në Facebook iu përgjigjet qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat