Sherifi: Enver Hoxhaj ka qenë kundërshtar i UÇK-së

Aktuale

Sherifi: Enver Hoxhaj ka qenë kundërshtar i UÇK-së

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:56
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se do të angazhohen që të bëjnë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin.

“Ju premtoj publikisht që do të angazhohemi të bëjmë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin”, tha ai.

Sherifi ka komentuar librin e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në të cilin shkruan se Serbia ka bërë ‘përpjekje për gjenocid’ në Kosovë.

Më tutje, ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të kërkoj falje për këtë.

“Kjo deklaratë e Hoxhajt është skandal dhe shoqëria civile do të duhej të alarmoheshin nga ky debat ku Hoxhaj mohon gjenocidin”, ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë se Enver Hoxhaj ka qenë kundërshtar i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat