Pyetja e sikleteshme që mori nga qytetari e që Kurti vendosi të mos i përgjigjet

Aktuale

Pyetja e sikleteshme që mori nga qytetari e që Kurti vendosi të mos i përgjigjet

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:03
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim në Facebook me qytetarë të cilët i kanë bërë edhe pyetje të sikletshme.

Një ndër ta është edhe një qytetar nga qyteti i Vushtrrisë.

Ai e ka pyetur Kurtin për disa punësime familjare të nënkryetarit të Vushtrrisë i cili është nga Vetëvendosje.

“Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë nga Vetëvendosje në Vushtrri, e ka punësuar gruan, balldëzken, një kusherinë në QKM, një kushëri tjetër e ka sjellë nga një shkollë e fshatit në qytet, ka marr pula nga subvencionet dhe kanë bërë shumë gjëra që i ka irrituar qytetarët në Vushtrri, a keni koment për këtë?”, është pyetja që ky qytetar nuk ka marrë përgjigje nga Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat