Qytetari e puth në faqe Kurtin gjatë një takimi

Aktuale

Qytetari e puth në faqe Kurtin gjatë një takimi

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:28
Pamje e shkeputur nga video

Një përkrahës i Albin Kurtit e ka puthur atë në faqe, pas një fotografie që i ka kërkuar liderit dhe kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës.

Kjo ka ndodhur në Kamenicë gjatë një tubimi, në të cilin i pranishëm ishte edhe Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe zyrtarë tjerë të listës së Vetëvendosjes.

Pasi qytetari e puth Kurtin, në publik shpërthejnë brohoritjet.

Në vendin tonë aktualisht po zhvillohet fushatë zgjedhore, edhe pse në pandemi liderët e partive nuk po i kursejnë qytetarët nga tubimet zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat