Agim Veliu mesazh Vetëvendosjes nga Podujeva, i akuzon se po paguajnë për sondazhet

Aktuale

Agim Veliu mesazh Vetëvendosjes nga Podujeva, i akuzon se po paguajnë për sondazhet

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur sot para simpatizantëve të këtij subjekti në Podujevë.

Ish- kryetari i Podujevës, Agim Veliu duke thumbuar partitë e tjera tha se sondazhet janë duke shkuar sipas kritereve të tregut pasi sipas tij sondazhet janë duke u blerë.

“Më 14 shkurt do të rrëzohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë sa para aq përqindje në sondazh”, tha Veliu.

Tutje ai foli edhe për shiritat e kuq vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër qytete të ndryshme. Veliu tha se pas 14 shkurtit nuk do t’i lejojnë ‘të skuqin dhe izolojnë Kosovën’.

“Ata këto ditë për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithandej nëpër Kosovë po e bëjnë këtë për të treguar se nëse do të realizojnë ëndrrën e tyre do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit, por jo ne nuk do t’i lejojmë , edhe sikur do të realizohej ky iluzion njëmend do të skuqej dhe izolohej Kosova sipas modeleve të vendeve nën diktaturën komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ish kryetari i Podujevës.

Veliu gjithashtu theksoi se nuk do të lejojnë që ata të cilët synojnë pushtet absolut të vënë në sprovë partneritetin me aleatët perëndimorë dhe të rrënoj themelet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat