Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Aktuale

Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Anëtarët e komisioneve

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 195-të me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh nga fushat e përgjegjësive të tij.

Takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori.

“Po ashtu, në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim:

– Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, anëtarë.

– Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel përbëhet nga: Ariana Shajkovci, kryesuese, Haki Geci dhe Bedrie Syla-Alshiqi, anëtarë.

– Komisioni për Administrimin e Prokurorive përbëhet nga: Veton Shabani kryesues, Sevdije Morina dhe Jovo Radovic, anëtarë.

– Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve përbëhet nga: Ardian Hajdaraj, kryesues, Agron Qalaj dhe Enver Sokoli, anëtarë.

Takimi ka vazhduar me prezantimin e Planit të personelit administrativ për vitin 2021, i cili pas diskutimeve është aprovuar nga anëtarët e KPK-së”, thuhet në njoftim.

Po në këtë takim, para anëtarëve të KPK-së kanë prezantuar projektet e tyre që implementojnë në sistemin prokurorial të Kosovës partnerët nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe projektit i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në fund është mbajtur seancë dëgjimore për një rast disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me ç’rast është marrë vendimi përkatës, i cili do të bëhet publik pasi që të bëhet përfundimtar, ashtu siç është i përcaktuar me ligj, si dhe është vazhduar transferimi i përkohshëm për dy prokurorë, një në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Mitrovicës.​ 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat