Avokati i Nasim Haradinajt kërkon sërish nga Gjykata lirimin e tij

Aktuale

Avokati i Nasim Haradinajt kërkon sërish nga Gjykata lirimin e tij

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Nasim Haradinaj

Mbrojtja e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, i ka dorëzuar gjykatësit paraprak parashtresat e mbrojtjes për rishikimin e dytë të paraburgimit.

Sipas avokatit të Haradinajt, në të gjitha rrethanat i akuzuari mund të lirohet në mënyrë të duhur dhe nëse Gjykata e gjykon të përshtatshme, lirimi mund të bëhet me kushtet që pasaporta e tij dorëzohet dhe i njëjti nuk e lë Kosovën, se banon në adresën e tij të dhënë dhe nuk e ndryshon të njëjtën pa lejen e gjykatës, çdo pajisje elektronike e përdorur për komunikim regjistrohet në gjykatë, se raporton në një stacion policor lokal në një frekuencë që do të përcaktohet.

Përmes kësaj shkrese, mbrojtja e Haradinaj ka kërkuar që të rishikohet vendimi paraprak i gjykatësit të procedurës paraprake e që paraburgimi të ndërpritet dhe i njëjti të lejohet të kthehet në shtëpi për të pritur gjyqin dhe që masat e duhura sipas nenit 41(12) të ligjit të merren parasysh nëse është e nevojshme, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Ndryshe, Nasim Haradinaj bashkë me kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedures. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat