A e kanë monopolin e luftës PDK dhe Nisma? Flet Krenar Shala

Aktuale

A e kanë monopolin e luftës PDK dhe Nisma? Flet Krenar Shala

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala, thotë se, partitë e vjetra janë përgjegjëse për degradimin që ia kanë bë Kosovës, sa që, ambicie e njerëzve kryesor ishte ikja nga Kosova.

Sipas tij, ata s’po kanë çka me iu thanë qytetarëve dhe po vazhdojnë me keqpërdorë emrin e UÇK-së.

Ai shton se monopolin  e luftës nuk e ka as PDK-ja e as Nisma.

Sipas tij, këtë s’e ka askush, pasi të gjitha partitë kanë njerëz që kanë qenë pjesë e luftës.

“Dhe besoj që njerëzit do ta dinë ta bëjnë dallimin. Kush luftoi me dinjitet e kush e shfrytëzoj luftën për tu pasuruar pas luftës. Pjesa dërrmuese e ushtarëve të UÇK-së kanë probleme të thella financiare. Një numër i konsiderueshëm i tyre, për shkak të vështirësive të shumta financiare, janë detyru me bo vetëvrasje”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Këto partitë e vjetra që jonë përgjegjëse për degradimin që ja kanë bo Kosovës deri në atë shkallë sa që ambicia kryesore e njerëzve me qenë se qysh me ikë prej ktuhit, për shkak se s'po kanë mo çka me ju thonë qytetarëve, po vazhdojnë me e (keq)përdorë emrin e UÇK-së për me e amortizu sadopak rënien e tyre drastike që kanë me e përjetu në këto zgjedhje.

Monopolin e luftës nuk e ka as PDK-ja, as NISMA, as kërkush. Sepse, të gjitha partitë kanë njerëz që kanë qenë pjesë direkte e luftës. Por nuk është çështja kjo.

Çështja osht se çfarë njerëz kanë? VV-ja për shembull ka njerëz në listë, si puna e Fatmir Humollit e Gani Krasniqit që kanë luftu dinjitetshëm dhe kurrë nuk e kanë përdorë këtë bagazh për përfitime mas luftës. Ka të tillë njerëz edhe në partitë tjera, natyrisht. Kjo është me rëndësi. Dhe besoj që njerëzit do ta dinë ta bëjnë dallimin. Kush luftoi me dinjitet e kush e shfrytëzoj luftën për tu pasuruar pas luftës. Pjesa dërrmuese e ushtarëve të UÇK-së kanë probleme të thella financiare. Një numër i konsiderueshëm i tyre, për shkak të vështirësive të shumta financiare, janë detyru me bo vetëvrasje.

Prandaj, na duhet njerëz që e përfaqësojnë Kosovën denjësisht e të tillët janë, përpos tjerash, edhe ata që mas luftës as nuk e ke ditë që kanë marr pjesë në luftë sepse ata nuk luftuan për tu pasuruar pas luftës, por për t'i sjellur vendit lirinë në mënyrë që gjeneratat e tjera të mund ta ndërtojnë atë si një vend ku rinia, para se gjithash, shpresën e sheh këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat