Publikohet sondazhi më i ri për zgjedhjet e 14 shkurtit, ky është rezultati

Aktuale

Publikohet sondazhi më i ri për zgjedhjet e 14 shkurtit, ky është rezultati

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Sondazhi më i ri për zgjedhjet e 14 shkurtit

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se për përgatitjen e këtij sondazhi kanë intervistuar tre mijë respondentë.

“Margjina e gabimit është 1.7 përqind”, ka thënë ai.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prin me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me  22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat