Profesori i Parisit: Për nga qesharakja Avdullah Hotit ia kalon veç Enver Hoxhaj

Aktuale

Profesori i Parisit: Për nga qesharakja Avdullah Hotit ia kalon veç Enver Hoxhaj

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:08
Nezir Kraki

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se për nga qesharakja Avdullah Hotit ia kalon veç Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se që të dy janë liderë aksidentalë, të kalibrit mediokër por, derisa Hoti ia di hallin vetit dhe ka pranuar të ‘flijohet’ për partinë, Hoxhaj duket se është kapluar nga hipnoza dhe është bindur që është vërtetë shef i PDK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se të dy janë të lindur për humbje dhe jo për fitore, derisa ka shtuar se është i impresionuar nga mënyra hipokrite e besimit në fitoren e tyre.

Kraki ka thënë se sa i përket besimit, rasti i Hoxhajt është edhe më brutal sepse të gjithë në PDK besojnë në humbjen e tij.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Për nga qesharakja Avdullah Hotit ia kalon veç Enver Hoxhaj.

Që të dy janë liderë aksidentalë, të kalibrit mediokër por, derisa Hoti ia di hallin vetit dhe ka pranuar të ‘flijohet’ për partinë, Hoxhaj duket se është kapluar nga hipnoza dhe është bindur që është vërtetë shef i PDK-së. Edhe më keq, është bindur që është edhe intelektual i zoti. Vakia Zotit!

Sidoqoftë, dihet tashmë që si Hoti ashtu edhe Hoxhaj janë prijës të lindur për humbje, jo për fitore. Ajo që m’impresionon, megjithatë, është mënyra hipokrite e besimit në fitoren e tyre. Në realitet askush në LDK nuk beson në fitoren e Hotit të cilin e « ka qit puna qaty » sepse askush nuk donte të digjej brutalisht në këto zgjedhje. A ju kujtohet si u patën zhdukë nga mediat dhe nga arenat fejsbukore krejt figurat e prurjet e vjetruara kur flitej për kandidatin e LDK-së për prijës të listës. Tash kur Hotin e nxorën mish për top dhe u sigurua humbja e thellë, të gjithë e nxorën surratin nga ‘bira e minit’ dhe shesin akademizëm çajtoresk sa për ta ngadalësuar paksa futjen e pashmangshme në anonimitet.

Sa i përket besimit, rasti i Hoxhajt është edhe më brutal sepse të gjithë në PDK besojnë në humbjen e tij. Të gjithë e dinë që Hoxhaj është fiksioni më i përkohshëm i skenës politike në Kosovë. Por si duket askush s’i ka treguar që roli i tij nuk është ‘përnime’. Unë realisht mendoj që sikur PDK ta kishte pas liderin ne Kosovë, ajo do dilte jo keq ne zgjedhje. Për LDK-n s’ka pshtim më. Pas zgjedhjeve do shitet për hekur.

Nejse...

S’po zgjatem në këtë krahasim. Ideja ishte të rikujtohet ana aksidentale dhe totalisht e përkohshme e këtyre dy lidëve në të cilët as partitë e tyre s’besojnë. Prandaj kujdes ku i varni shpresat.

Për Ramushin nuk fola sepse ai është kandidat për president përmes zgjedhjeve legjislative. Zbulim epokal i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat