Armend Muja tregon sa është përqindja e VV në matjet e tij

Aktuale

Armend Muja tregon sa është përqindja e VV në matjet e tij

Nga: D.RR Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 07:35
Armend Muja

Anëtari i VV-së, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se partia e tij është 53.83%.

Sipas Mujës, kjo përqindje është pa diasporën.

Ai thotë se votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK dhe Lista Serbe. 

Postimi i plotë:

Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike - përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në përspektiven evropiane. Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat