Këto janë huqjet e mëdha e të njëpasnjëshme të sondazheve të Fisnik Halimit, njeriut të afërt me PDK-në

Aktuale

Këto janë huqjet e mëdha e të njëpasnjëshme të sondazheve të Fisnik Halimit, njeriut të afërt me PDK-në

Nga: D.RR Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Fisnik Halimi

Instituti PIPOS, që udhëhiqet nga analisti i afërt me PDK-në, Fisnik Halimi, ka prezantuar të dhënat e sondazhit të fundit të saj për periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

Por në bazë të sondazheve të mëhershme, Fisnik Halimi është larg nga saktësia e sondazheve, shkruan "Bota sot".

Ai në nëntor të vitit të kaluar, sipas sondazhit të tij në komunën e Podujevës tre ditë para zgjedhjeve, gara për të parin e komunës do të ishte mjaftë e ngushtë në mes të LDK-së, e cila sipas sondazhit të tij po printe dhe VV-ja po dilte e dyta.

Kjo ishte deklarata e Fisnik Halimit pak ditë para Zgjedhjeve për komunën e Podujevës. Rezultati final në Podujevë: LVV 52%, LDK 35%. PDK 15%.

Gjithashtu, një hulumtim i Fisnik Halimit dhe PIPOS në muajin shkurt të vitit 2020, ka nxjerr në vendin e parë PDK-në, në vendin e dytë LDK-në dhe në vendin e tretë VV-në.

Pra edhe në këtë rast, sondazhi ose ishte manipulim ose ai sondazhet i ka bërë vetëm në Skenderaj.

Instituti PIPOS është themeluar nga vet Fisnik Halimi, i cili para disa vitesh ishte pjesë e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat