Mbajti fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, Blerim Lafiti i ka disa fjalë për Shaip Kamberin

Aktuale

Mbajti fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, Blerim Lafiti i ka disa fjalë për Shaip Kamberin

Nga: A.Zh Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe para deputetëve të këtij Kuvendi.

Ai ka kundërshtuar shqip vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin, për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

E lëvdata për këtë veprim të tij, Kamberi ka marrë nga profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi. Ai në një postim në Facebook, e ka cilësuar Kamberin si shqiptarin më trim të ditëve të sotme, përcjell Bota sot.

“Definitivisht Shaip Kamberi është shqiptari ma trim i ditëve tona. Të ngrihesh në mes të Skupshtinës serbe në Beograd dhe në gjuhën shqipe ta denoncosh fashizmin serb, mu në çerdhen e tij historike, duhet të kesh guxim e zemër të madhe prej shqiptari”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat