Arianit Koci vendos kë ta votoj në këto zgjedhje: Këtë here po dihet fituesi, por..

Aktuale

Arianit Koci vendos kë ta votoj në këto zgjedhje: Këtë here po dihet fituesi, por..

Nga: A.Morina Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebok ka folur për preferencën e tij politike.

Koci u shpreh se ai e di saktësisht se kë do ta votoj këto zgjedhje. Sipas tij, kësaj radhe dihet fituesi i këtyre zgjedhjeve.

“Këtë here po dihet fituesi. Frymë që nuk ndalet. Por, nëse nuk tregohen të mirë, vjen një frymë tjetër”, deklaroi Koci, përcjell “Bota sot”.

Avokati bëri apel te votuesit dhe partitë politike të mos shfaqin urrejtje mes vete.

Postimi i plotë

Të gjithë kemi preferenca politike.

Une për shembull, saktësisht e di se për kend kam me votu.

Po supozoj që edhe shumica prej votuesve, janë përcaktuar për kend do të votojnë.

Për vete, nuk jam lidhë kurrë për një parti.

Në çdo zgjedhje, i shikoj programet, ambiciet, kuadrot dhe mbi të gjitha sinqeritetin dhe ndershmërinë e liderit të partisë.

Në anën tjetër, i mirëkuptoj ata që janë votues besnik të një partie, dhe vazhdojnë t’i votojnë - edhe pse nuk janë të knaqur me gjendjen aktuale në Kosovë.

Por, assesi nuk e kuptoj, pse duhet njëra anë me e urrejte anën tjetër.

Njëri opsion me e urrejte opsionin tjetër.

Pse tërë ky animozitet?

Do ta votoj njërin opsion - por assesi, në asnjë mënyrë nuk i urrej të tjerët.

Përkundrazi!

Pak civilizim bre.

Këtë here po dihet fituesi. Frymë që nuk ndalet.

Por, nëse nuk tregohen të mirë, vjen një frymë tjetër.

Prandaj, pa urrejtje. Kosova është e vogël.  Thuaja të gjithë po njihemi.

Ta bëjmë jetën politike më dinjitoze!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat