Hoxhaj rrëfen për takimin emocional me një invalid të luftës

Aktuale

Hoxhaj rrëfen për takimin emocional me një invalid të luftës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, përmes faqes së tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi të veçantë.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Hoxhaj tregon takimin emocional me Hamëz Rexhepin, një invalid i luftës nga Zabeli i Lartë i Drenasit.

“E takova para disa javësh në fushatë Hamëz Rexhepin nga Zabeli i Lartë i Drenasit.

U preka thellë nga historia e tij, e njëjtë edhe me historitë e mijëra të tjerëve që i lanë gjymtyrët e trupit për Kosovën. Përjetë mirënjohës!”, ka shkruar Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat