Vendimi ndaj Vulinit, reagon Osmani: U miratua racizmi ndaj shqiptarëve

Aktuale

Vendimi ndaj Vulinit, reagon Osmani: U miratua racizmi ndaj shqiptarëve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:47
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka thënë se urrejtja e serbëve ndaj popullit të Kosovës që po sponsorohet nga vet shteti i Serbisë ka qenë mbizotërues gjatë gjithë historisë.

Ndërkaq, vendimin e Gjykatës e ka quajtur një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.

“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë  e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkruan në Twitter, Osmani.

Ndryshe, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të Kuvendit të Serbisë.

Kamberi gjatë fjalimit të tij ka thënë se sot është një ditë e veçantë.

Kamberi pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat