Haradinaj për letrën e Bidenit dërguar Vuçiqit: Është diçka e mrekullueshme për Kosovën

Aktuale

Haradinaj për letrën e Bidenit dërguar Vuçiqit: Është diçka e mrekullueshme për Kosovën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Ramush Haradinaj

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj ka folur sonte edhe për letrën që presidenti i ri amerikan, Joe Biden, i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkon njohjen e Kosovës.

“I jam mirënjohjes gjithmonë Amerikës dhe liderishpit të saj. Letra e Bidenit tregon se po shkojmë drejt mbylljes përfundimtare të këtij raporti me Serbinë. Ai menjëherë ka hyrë në temë dhe është konkrete ajo që po bën. Është diçka e mrekullueshme për Kosovën ajo letër dhe jemi me fat që e kemi Amerikën dhe presidentin Biden të cilin e kam njohur edhe personalisht”, ka thënë Haradinaj.

Më pas ai ka treguar për takimin që kishte 20 vjet me parë me Bidenin në SHBA.

“Pas fjalimit që pati aty në prezencën time dhe më nderoi, folëm bashkë dhe i tregova se do të kalojë nga uniforma ushtarake në jetën institucionale. Ai e vlerësoi këtë dhe tha se do të jetë diçka e mrekullueshme, por shtoi se do ta kem vështirë. Po ashtu me tha se i vjen mirë që do ta kem jetën civile dhe institucionale”, theksoi kreu i AAK-së.

Tutje Haradinaj tha se ai ka raporte të mira me të dyja kampet politike në SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat