Muja: Pas të dielës në Kosovë do të ketë rirreshtim të partive, humbësit nuk do të duan të dalin përsëri në zgjedhje

Aktuale

Muja: Pas të dielës në Kosovë do të ketë rirreshtim të partive, humbësit nuk do të duan të dalin përsëri në zgjedhje

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:52
Armend Muja

Armend Muja thotë se nëse LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe Vjosa Osmani do të bëhet presidente.

I pyetur se ku do të merren numrat për votimin e Osmanit si presidente, Muja është përgjigjur:

“Pas të dielës [zgjedhjeve] do të ketë rirreshtim të subjekteve politike…Partitë humbëse nuk do të kenë dëshirë të dalin përsëri në zgjedhje sepse ata do të jenë humbësit kryesorë… LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente”, tha ai në “Debat Plus”.

Muja thotë se pas 14 shkurtit në Kosovë do të ketë shpresë për shumë njerëz.

“Me 14 shkurt do të jetë dita e demokracisë. Kosova do ta ketë një qeveri që funksionon në interes të njerëzve, si për atë që e ka humbur vendin e punës si për atë që dëshiron të largohet nga Kosova”, tha ndër të tjera Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat