Sejdiu: Subjektet politike duhet të tregojnë se cila do të jetë njësia matëse për zotimet që i japin

Aktuale

Sejdiu: Subjektet politike duhet të tregojnë se cila do të jetë njësia matëse për zotimet që i japin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Analisti politik, Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që politikanët duhet të na tregojnë se sa janë reale premtimet e tyre para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sejdiu theksoi që ata duhet të kenë një “njësi matëse” për premtimet që i japin.

“Kemi një zhvillim pozitiv në këto zgjedhje, pasi kemi një tentativë të subjekteve që janë në garë, për të prezantuar dokumente që mundohen të jenë koherente, të shpërfaqin diçka. Ka dallime edhe cilësore, edhe sasiore në prezantimin e informacionit”.

“Fatkeqësisht shohim një qasje të mangët sa i përket mundësisë për t’i mbajtur në llogarinë kur të vijnë në qeverisje. Programet e tyre, na tregojnë orientime, por nuk kemi me çka me i mat. Kur thonë p.sh arsimi parafillor dhe arsimi i hershëm me çka i masin”.

“Cila do të jetë njësia matëse për zotimet që i japin. Të gjitha këto duhet të jenë të matshme, që ne e kuptojmë se çfarë lloj orientimesh dojnë t’i japin arsimit”.

Sejdiu tha se janë tri tema që po përsëriten sipas tij, në secili program të subjekteve politike: edukimi profesional, arsimi parafillor dhe testi PISA.

“Te pjesa e arsimit e shohim njëfarë insistimi të përmendjes së çështjes së testit PISA, por jo një lloj trajtimi adekuat se si mund të përmirësojnë performancën tonë, të kësaj shoqërie të fëmijëve të nxënësve në këtë test”.

“Ne nuk duhet të jemi peng i këtij lloj mentaliteti. Duhet të shohim se si të bëjmë kapërcime të mëdha në arsim, në mënyrë që të jemi konkurrent në një zhvillim të madh që po ndodh globalisht”.

“Edukimi profesional, arsimi parafillor dhe testi PISA janë tri tema që po na përsëriten te secili program dhe për asnjërën nuk po shohim diçka që nuk është ose e shtyrë nga donatorët, ose e shtyrë nga një perceptim i përgjithshëm publik mbi gjendjen e arsimit. S’ka diskutim analitik se ku po dështojmë dhe si me ju përshtat nevojave të tregut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat