“Nëse Vetëvendosja s’i fiton 50%, ata janë humbës”

Aktuale

“Nëse Vetëvendosja s’i fiton 50%, ata janë humbës”

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Lëvizja Vetëvendosje

Analisti politik, Blerim Latifi, ka konsideruar se nëse subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin t’i marrë mbi 50 për qind të votave, “do jetë humbje e tyre”.

Latifi, teksa ka komentuar fushatat elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat i ka cilësuar si të mangëta, ka thënë se nëse VV bie nën 50% do të detyrohet të bëjë compromise.

“Ne mund të shohim se fushatat elektorale janë projektim i personaliteteve politike. Kurti me tone të theksuara populiste, është ai që ia jep tonin e fushatës. Nëse nuk i marrin 50%, është një humbje e tyre, për shkak se përsëri duhet të kthehen në logjikën e kompromisit e negociatave”, deklaroi Latifi.

“Kjo evidentohet si një nga fushatat më të varfra, sa i përket ofertave e ideve. Diçka e ka shkaktuar varfërinë e debatit para-elektoral. Një nga faktorët kryesor ka qenë se pak a shumë e kemi ditë se si do të të merret ky proces”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat