Albin Kurti për dialogun: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Aktuale

Albin Kurti për dialogun: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:54
Albin Kurti

(E plotësuar 10:22) - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit do ta nxjerrin Kosovën nga pazaret me Serbinë dhe se në çdo takim me ndërkombëtarët do t'ia kërkojë borxhin Serbisë.

Kështu ka deklaruar Kurti pas homazheve që bëri tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të vrarë nga plumbat e gomës Arbeni dhe Mon Balaj.

Ai tha se krahas nxjerrjes së vendit nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës, do të nxjerrin Kosovën edhe nga pazaret me Serbinë.

Kurti: Do të nxjerrim Kosovën nga pazaret me Serbinë

"Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës. Serbia ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t'ia kërkojmë borxhin Serbisë", tha ai.

Albin Kurti: Moni dhe Arbeni dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në 14 vjetorin e protestës së përgjakshme të 10 shkurtit, ku vdiqën dy aktivistët.

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, anëtarët e partisë, aktivistë e familjarë të Xheladinit fillimisht bënë homazhe në Podujevë tek varri i Mon Balajt, e më pas tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

Me këtë rast lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Moni dhe Arbeni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri.

Image

Kurti: Moni e Arbeni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

"Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek varri i Arbenit që po ashtu të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta. Arbeni dhe Moni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri, i cili është i pandalshëm pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Besnikëria e VV-së ndaj asaj demonstrate dhe këtyre dëshmorëve është thellë në organizatën tonë, në mendjen dhe zemrën e secilit aktivist", tha Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat