Shtyhet konferenca për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Aktuale

Shtyhet konferenca për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:32
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritej qw tw paraqiteshin sërish para Gjykatës në Hagë këtë të enjëte, por specialja ka njoftuar se është shtyrë konferenca e tretë.

U raportua se nesër do të mbahet në ora 11:00 konferenca e radhës për Thaçin dhe të tjerët. Kjo datë ka figuruar edhe në orarin që e publikon Specialja.

Por, pak minuta më parë kjo datë është ndërruar dhe konferenca është shtyrë për datën 16 shkurt.

Image

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit të jetë në shtator të vitit 2021.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën e 19’të të kësaj shkrese.

Sipas tyre koha e përcaktuar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë.

“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.

Në të njëjtën shkrese Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se “mbrojtja në mënyrë të përsëritur ka theksuar se përcaktimi i një afati të shkurtër kohore është përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat