Dalin pamjet e përplasjes mes Shpejtim Bulliqit dhe qytetarit në Podujevë

Aktuale

Dalin pamjet e përplasjes mes Shpejtim Bulliqit dhe qytetarit në Podujevë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Shpejtim Bulliqi

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, media ka siguruar pamjet në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat