Reagon PSD-ja, pas publikimit të videos ku Shpejtim Bulliqi shihet duke e sulmuar qytetarin

Aktuale

Reagon PSD-ja, pas publikimit të videos ku Shpejtim Bulliqi shihet duke e sulmuar qytetarin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Shpejtim Bulliqi

Partia Socialdemokrate  ka reaguar pas publikimit të videos ekskluzive në të cilën shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi ka thënë se në vazhdën e premtimeve të Vetëvendosjes për ndryshimin e madh, të ndryshohet edhe precedenti i tolerimit të burrave agresiv në krye të qyteteve në vend.

“Ne vazhden e premtimeve per ndryshimin e madh, le te fillojne duke e ndryshuar precedentin e tolerimit te burrave agresiv ne krye te qyteteve tona, qe i kane vene vet ne pushtet!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat