Molliqaj: Kurti nuk po e përmend kauzën për të cilën ranë Moni dhe Arbeni

Aktuale

Molliqaj: Kurti nuk po e përmend kauzën për të cilën ranë Moni dhe Arbeni

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk po e përmend kauzen për të cilën ranë Moni dhe Arbeni.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar se 14 vite pas protestës, sipas tij, nuk gjejn as edhe një germ nga qëllimi për të cilin u protestua.

Postimi i plotë:

Homazh për kauzën e braktisur

14 vite pas protestës së 10 Shkurtit (2007), nuk gjejmë as edhe një germë nga qëllimi për të cilën u protestua. Qytetarët atë ditë kundërshtonin ndarjen mundshme të vendit mbi baza etnike dhe rrezikun e përjetësimit të problemit politik me Serbinë, përmes mekanizmave të asociacionit.Por ky plan nuk takon ende në të kaluarën.

Sot, kur puna e parë që e pret Qeverinë e re janë negociatat, askush nuk di saktësisht cili është pozisionit i saj në këto negociata. Për çka sot qëndron kjo parti e cila as në komunikatën e homazheve për Monin e Arbenin nuk i përmend arsyet politike të rezistencës?

Drejtësia e munguar për Mon Balajn e Arben Xheladinin nga Misioni i UNMIK-ut, prek dy dimensione: atë të të drejtës për protestë dhe aspektin politik të kërkesës. Por sot as në nivel deklarativ, e as në atë të veprimit politik nuk shohim që kërkesat e protestës janë në ligjërimin e Kurtit për këtë çështje. Pastrimi i gjuhës është paralajmërim.

Homazhet si vajtim, pa revoltë e mision politik në ndaljen e ndarjes etnike, e kthejnë çështjen politike vetëm në dhimbje për trupat, e Monin e Arbenin në viktima.

Simbolizmat e zbrazur nga aksioni politik janë rituale për kompenzim. Përkulja para 10 Shkurtit sot ësht? më tepër homazh për kauzën e braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat