Latifi komenton reagimin e Erdoganit: E paska pasur iluzionin se Kosova është vilajet i tij

Aktuale

Latifi komenton reagimin e Erdoganit: E paska pasur iluzionin se Kosova është vilajet i tij

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:22
Blerim Latifi dhe Tayip Erdogan

Analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar reagimin e presidentit turk, Tayip Erdogan në lidhje me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se duke i quajtur shqiptarët “tradhtarë”, Erdogan sipas tij ka pasur iluzionin që Kosova është vilajet i tij dhe se duhet ndjekur politikat e tij të jashtme.

“Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i tij:

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet dihen. Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë,duke harruar, së pari, faktin themelor se ne botën, parasegjithash, e mendojmë si shqiptarë dhe, së dyti, faktin se ne nuk kemi bërë ndonjë besëlidhje me të përtej marrëdhënieve normale që krijohen midis dy shteteve të pavarura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat