“Leje dashurie”, për shiritat e kuq politik nëpër Prishtinë

Aktuale

“Leje dashurie”, për shiritat e kuq politik nëpër Prishtinë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:38
Shiritat e kuq të vendosur në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbuluar Prishtinën në të kuqe me shirita të vendosur në drunjë e në shtylla elektrike e të ndriqimit të qytetit.

Përgjegjësinë për vendosjen e këtyre shiritave të kuq e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, partia politike më e madhe në vend dhe e njëjta ka kërkuar leje për vendosjen e tyre në qytetin e Prishtinës, por vetëm në shtyllat e ndriqimit dhe në disa rrugë të qytetit.

Për kë vendosen shiritat e kuq?

Pavarësisht kësaj, VV ka vendosur shirita të kuq edhe nëpër parqe, drunjë dekorues dhe pothuajse kudo nëpër kryeqytet.

Në përgjigjën e Komunës së Prishtinës për lajmi.net thuhet se LVV ka kërkuar leje për vendosjen e shiritave me ngjyrë të kuqe në disa nga rrugët e kryeqytetit, por gjithashtu specifikohet se ka marrë leje për vendosjen e tyre në shtyllat e ndriqimit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar leje për vendosjen e shiritave me ngjyrë të kuqe në disa rrugë të qytetët. Bazuar në këtë kërkesë, Drejtoria Për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka lëshuar leje për vendosjen e tyre në shtyllat e ndriqimit në disa rrugë të qytetit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës 

Sipas komunës së Prishtinës, shiritat e kuq është kërkuar të vendosen me rastin e 14 shkurtit që njëkohësisht është Dita e të Dashuruarve.

Habib Qorri, udhëheqës i sektorit për shërbime publike, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtim ka thënë se pas datës 14 shkurt ato do të largohen.

“Shiritat e kuq është kërkuar të vendosen me rastin e 14 shkurtit, Ditën e të Dashuruarve. Pas datës 14 shkurt largohen shiritat ashtu siç është cekur në pëlqim që pas përfundimit të aktivitetit organizatori largon gjërat që janë përdorë për aktivitet”, thuhet në përgjigje.

E krejt në fund, Qorri tenton ta arsyetojë pak Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me shiritat e kuq. Ai thotë se çdo 14 shkurt janë organizuar aktivitete të ndryshme që janë lidhur me këtë ditë, pa motive të tjera.

“Këtu kemi të bëjmë vetëm me shirita me ngjyrë të kuqe dhe nuk janë simbole dhe për 14 shkurt çdo vit janë organizuar aktivitete të ndryshme, që janë lidhur me këtë ditë, pa motive tjera”, tha Qorri

Por, më ndryshe se Komuna e Prishtinës mendojnë nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie dhe njëherit nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci i ka dhënë karakter krejtësisht politik shiritave të vendosur në kryeqytet.

Nagavci ka thënë ndër të tjera, “E kuqe për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit. E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin. E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara. E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen. Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.”.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.
E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin. E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim. E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit. E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin. E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara. E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen. Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores. Me 14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt.”, ka shkruar ajo.

E lidhur me këtë ka shkruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili ka kërkuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje se çfarë paraqesin shallat e kuq të lidhur në drunjtë e kryeqytetit.

“Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?”, shkruan ndër të tjera Mustafa.

Për shiritat e kuq në kryeqytet ka raportuar lajmi.net duke shtruar pyetjen se “për kë vendosen shiritat e kuq”, që sipas Komunës së Prishtinës janë simbolika e Ditës e të Dashuruarve, ndërsa sipas Lëvizjes Vetëvendosje simbolizojnë guximin politik dhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

Historikisht në politikë,flamuri i kuq është kryesisht simbol i socializmit, komunizmit, marksizmit, sindikatave, politikës së majtë dhe historikisht të anarkizmit; ajo është shoqëruar me politikën e majtë që nga Revolucioni Francez.

E kuqja ishte ngjyra e Revolucionit Rus në 1917. Bolsheviku, pikturë nga Boris Kustodiev në vitin 1920. Ishte gjithashtu edhe flamuri i Bashkimit Sovjetik (1923-91).  Shqipërisë komuniste, Republikës Popullore të Kinës, Unionit Sovjetik e të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat