Befason Luan Krasniqi, bën thirrje që të votohet kjo parti më 14 shkurt

Aktuale

Befason Luan Krasniqi, bën thirrje që të votohet kjo parti më 14 shkurt

Nga: P.R Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Luan Krasniqi

Boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi i cili më parë nuk është se është përfshirë në garën zgjedhore në Kosovë, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që me 14 shkurt, të votohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Ndodhemi pakë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, vota më 14 shkurt, është votë për shtetin e Kosovës.

“Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin! Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse per shtetin e Kosovës”, përfundon postimin e tij, boksieri i njohur, Luan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat