“10 bashkëqeverisës të Merkelit po bëjnë fushatë për Kurtin, Dulla ka humbur busullën”

Aktuale

“10 bashkëqeverisës të Merkelit po bëjnë fushatë për Kurtin, Dulla ka humbur busullën”

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Albin Kurti

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se 10 deputetë nga Partia Socialdemokrate gjermane po bëjnë fushatë për Albin Kurtin.

Ai teksa i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, ka thënë se Kurtin po e mbështesin edhe partitë e qendrës së majtë të Zvicrës, Belgjikës e Francës.

Reagimi i Zaimit në Facebook:

10 deputetë nga Partia Socialdemokrate gjermane, publikisht po bëjnë fushatë për Albin Kurtin. Këta janë bashkëqeverisësit e Merkel, tash e disa mandate.

Po ashtu, partitë e qendrës së majtë të Zvicrës, Belgjikës, Francës etj. mbështesin LVV.

Dulla paska humbur busullën, nuk po e di kah i bie perëndimi e kah lindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat