Isa Mustafa parasheh krizë politikë pas 14 shkurtit, për shkak të presidentit

Aktuale

Isa Mustafa parasheh krizë politikë pas 14 shkurtit, për shkak të presidentit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:49
Isa Mustafa

Isa Mustafa thotë se tema e zgjedhjes së presidentit të ri nuk po e lë rahat asnjë parti.

“Tema e presidentit nuk na lë rahat dhe askush s’mund të jetë komod. Askush s’do të ketë vota të mjaftueshme që ta bëjnë presidentin”, ka thënë Mustafa

Ai thotë se e sheh delikate zgjedhjen e presidentit, duke e parë edhe arrogancën e Vetëvendosjes.

“E shoh këtë çështje si mjaft delikate dhe me ketë arrogancë të VV-së është zor se kush do të ulet më ta që ta zgjedhin presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, është diskurs i gabuar ndarja në parti të vjetra dhe të reja.

“S’mund t’i themi partisë Republikane dhe Partisë Demokrate se janë parti të vjetra dhe se duhet të vijë dikush i ri apo parti e re që ta drejtoj Amerikën. Kjo është edhe në Gjermani, në Francë, etj”, ka thënë ai.

Sipas kreut të LDK-së pas 14 shkurtit vendi do të ketë krizë politike, pasi që nuk ka pajtueshmëri ndërmjet forcave politike për zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat