Krasniqi pas zyrtarizimit të detyrës: Spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve

Aktuale

Krasniqi pas zyrtarizimit të detyrës: Spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Valbon Krasniqi

Valbon Krasniqi u zyrtarizua sot në krye të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pas kësaj, Krasniqi tha se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidat aspak të lehta në kuadër të kësaj përgjegjësie.

Ai theksoi se koha e pandemisë në të cilën po jetojmë e rrit ndjenjën e përgjegjësisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira

Infektologu Valbon Krasniqi theksoi se spitalet e Kosovës do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së  Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjën e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.

Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishem se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

I vetdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

N’a priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat