Paralajmërimi i Molliqajt: Albin Kurti nuk do të jetë Hashim Thaçi i ri

Aktuale

Paralajmërimi i Molliqajt: Albin Kurti nuk do të jetë Hashim Thaçi i ri

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:33
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti nuk do të jetë Hashim Thaçi i ri.

Ai ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Thaci, ka pasur tendenca tjera në krahasim me liderin e VV’së.

“Modeli neoliberal që e ka degradu këtë vend në korrupsion është mirë që po shkon. Por duhet të them dicka”, tha ai.

“Thaci për mendimin tim nga pasur tendenca autokratë. Çka i bjen kjo? Që të duhet vetëm pushteti. Nuk ka li8dhje a je ti i majtë apo i djathë, besimtar apo jobesimtar e të tjera, por për sa kohë nuk ma cenon pushtetin atëherë nuk do të ketë problem. Nuk ma rrezikon pushtetin leje. Por nëse ma rrezikon pushtetin dhe më sulmon shumë, atëherë sulmoje sa më shumë. Kjo që po vjen prej VV’së nuk guxojmë ta analizojmë në mënyrën e njëjtë, pasi po ta bëjmë këtë atëherë i bëjmë favore Albin Kurtit. Albin Kurti nuk do të jetë Hashim Thaçi i ri. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë më mirë në vetvete. Hegjemonia që e ka vendosur Kurti sot, do të thotë ka tendenca autoritare. Sot për Kurtin dhe VV’në, hegjemonia që është vendosur, do të thotë ta mbyll perden pa e parë. Pra Hashim Thaci, vjen një kryetar komune atje por ai del dhe thotë se duhet të hetohet. Ka lidhje kriminale por ai përsëri del dhe thotë publikisht. Por cfarë ndodhë kur Bulliqi e bën këtë. Albini nuk distancohet nga ai. Mund të e kandidojë përsëri, mundet që jo. Por dallimi është që kur e bën kryetari im ka një arsye. Qysh disiplinon Kurti? Kurti disiplinon pasi ka vendosur hegjemoninë dhe ka vendosur hegjemoninë edhe mbi partitë tjera”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat