Kusari-Lila pret rritje të votës për VV-në në këto zgjedhje

Aktuale

Kusari-Lila pret rritje të votës për VV-në në këto zgjedhje

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:18
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, në RTK ka thënë se fushata zgjedhore e VV-së sivjet është shumë ndryshe.

“Nuk ka tubime nëpër salla të mëdha, por fushata është përqendruar në qytete dhe sheshe, aty ku qytetarët na ftojnë. Sipas sondazhit që ne kemi marrë më herët VV-ja është vendosur tek 52% pa u përfshirë diaspora, por pas fushatës ne mendojmë që VV-ja do del tek 54%”, ka thënë Kusari-Lila.

“Sa vota do kem personalisht është shumë e vështirë për ta ditur, por sipas punës në terren se çfarë shoh mund të ketë rritje. Kërkesat e qytetarëve sot janë ndryshme, ato kërkojnë parime si në drejtësi, shëndetësi e të tjera”, theksoi ajo.

E analistet përball saj shprehën analizat e tyre rreth përqindjes së VV-së dhe votës personale të Kusari-Lilës.

Vigan Qorrolli tha se mund të pritet një befasi që për herën e parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, VV-ja të mbërrin mbi gjysme milioni vota dhe duke siguruar mjaftueshëm deputet për të krijuar e vetme qeverinë.

Ndërkaq analisti Fitim Salihu tha se për të është iluzore një përqindje e tillë, sepse nëse VV-ja shkon me këtë numër atëherë i bie që partitë opozitare të bien tek 10% që është pak e mundshme.

“Zonja Kusari ka një stabilitet të votave, kjo tregon se ajo vështirë largohet nga skena politike, ndërsa nëse vërtetë VV-së i rriten votat atëherë e shoh që asaj mund të rritet vota, posaçërisht që ishte deputete shumë aktive”, tha Salihu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat