Masat e reja aniCovid-19/ Policia kufitare do të kërkojë test RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë

Aktuale

Masat e reja aniCovid-19/ Policia kufitare do të kërkojë test RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Foto Ilustrim

Qeveria e Kosovës pritet të marr vendim për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Mediat kanë siguruar vendimin e ekzekutivit i cili pritet të merret së shpejti nga kabineti i qeverisë Hoti.

Pika 1 e këtij vendimi pritet të jetë rreth hyrjes së qytetarëve të huaj dhe vendorë në territorin e Kosovës.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore,

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19,

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh,

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre
Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë pata hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vet-izolohën për 7 ditë,

Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 25 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat