Zoran Gjokiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite burgim

Aktuale

Zoran Gjokiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite burgim

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime  luftë në lagjen ‘Kristal’ të Pejës, Zoran Gjokiq.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi u shpall na kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, në pikën e parë të saj, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill , të vitit 1999 gjegjësisht me dt. 29.03. 1999, në lagjen “Kristal ‘në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt, Betimi për Drejtësi.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i akuzuari Zoran Gjokiq, duke bashkëvepruar me personat siç është cekur më lartë, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, ka marrë pjesë në aksionin që kishte filluar për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, ashtu që deri sa familja e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, gjegjësisht vëllai i tij Bedriu dhe fëmijët e tyre, kane qenë duke u larguar dhunshëm nga shtëpia e tyre, gjatë kohës sa kanë qenë duke u futur në veturën ‘Yugo’ 45A, kanë tentuar që ta ndalin duke iu drejtuar me fjalët “ndalu, ndalu (stani, stani)” dhe meqenëse të njëjtit nuk janë ndalur, me qellim që t’i privojnë nga jeta kanë shtënë me amë në drejtim të tyre, me ç’rast me katër plumba është goditur vetura ku ishin edhe dy fëmijët e mitur të të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, te cilët në ato momente ishin duke u larguar me axhën e tyre Bedriun prej të cilave të shtëna janë plagosur të dy djemtë e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, dhe atë djali i madh i Lutfiut i moshës 9 vjeçare duke ia mbajtur dorën vëllait të vet të vogël tre vjeçar, me qëllim që ta mbroj, ku me këtë rast goditet në dorën e djathtë ndërsa djali i vogël i cili ishte mbrapa shpinës së tij është goditur me plumb me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat