Kusari-Lila: Sigurimi i vaksinave të COVID-19 do të jetë top prioritet i Qeverisë Kurti

Aktuale

Kusari-Lila: Sigurimi i vaksinave të COVID-19 do të jetë top prioritet i Qeverisë Kurti

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e Alternativës dhe kandidatja në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë që sigurimi i vaksinave anti-Covid do të jetë prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti.

Kusari-Lila në Rubikon, tha se deri në fund të vitit parashihet vaksinimi i 60% të qytetarëve, por pa dhënë detaje si si do t’i sigurojnë vaksinat.

“Ajo që është  paraparë është se vaksinat anti-Covid do të  jenë në  top agjendë  të  Qeverisë  Kurti, kontakti dhe komunikimi me të  gjitha organizatat dhe kompanitë  relevante për të  siguruar vaksinat e domosdoshme dhe është  vlerësuar edhe në  bazë  të  ekspozimit të  punëtorëve shëndetësor dhe të  grupeve që  janë  më  fragjile, qoftë  në  kuadër në  grupmoshave, qoftë  në  kriteret tjera shëndetësore, që  deri në  fund të  vitit do të  bëhen përpjekje maksimale për t’u vaksinuar deri në  60% të  popullatës.

“Viti 2021 nuk mund ta përmbyllë  procesin e vaksinimit as në  Kosovë e as në rajon. Është  marrë  një  statistikë  që  Kosova të  shkojë  paralelisht me vendet e rajonit, megjithatë jemi vonë. Duhet përpjekje nga niveli i kryeministrit, ministrit të  Shëndetësisë dhe tërë  kabinetit që në procedura të  përshpejtohet dhe të kërkohet ajo se çfarë  është  e domosdoshme për sigurimin e kësaj përqindje” tha Kusari-Lila.

Ajo u shpreh e bindur se ekziston një plan konkret për realizimin e kësaj objektive, duke shtuar se ajo vetë nuk ishte e përfshirë në hartimin e planit për këtë çështje.

“Përpjekja kryesore do të jetë me OBSH–në dhe me kompanitë në mënyrë që Kosova të mos mbesë prapa nga vendet e rajonit. Kjo është pjesë e programit, pjesë e diskutimit, ne i kemi pasur të ndara temat në të cilat kemi kontribuar, personalisht kam qenë e angazhuar në pjesën e ekonomisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, por edhe në grupin e përbashkët të kryeministrit e cila në dy gjëra që është diskutuar se do të jenë top prioritet është, e para sigurimi dhe komunikimi me kompani dhe organizata për vaksinim, dhe e dyta çështja e pagesave që edhe ne e kemi mbështetur në buxhetin e vitit 2021. Pra është votuar buxheti me 40 milion dhe të tjerat që duhet të jenë në dispozicion”.

“Ajo që do të jetë në raport me vaksinën dhe domosdoshmërinë e sigurimit të më shumë mjeteve, do të jetë sigurimi i buxhetit si hapi i parë i Qeverisë Kurti, bashkë me përgatitjen e programit qeverisës në të cilin do të shikohen të gjitha mundësitë për lirimin e fondeve për shtim edhe të buxhetit të shëndetësisë, është paraparë me program që në katër vitet e para çdo vit të shtohet buxheti i shëndetësisë deri në 40 milion euro dhe gjithashtu të ngiten kapacitetet në mënyrë që të ballafaqohemi jo vetëm me këtë pandemi por edhe të tjera që mund të jenë evidente, sepse virusi mund të mos largohet aq shpejtë sa e kemi pritur dhe virusi mund të pësoj prapë ndryshime”, shtoi Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat