Agim Veliu: Asnjëherë nuk kam vepruar kundër qeverisë dhe Albin Kurtit

Aktuale

Agim Veliu: Asnjëherë nuk kam vepruar kundër qeverisë dhe Albin Kurtit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Albin Kurti, Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka treguar pse kishte mbështetur kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, deklaratë kjo që Kurti thotë se ishte arsyeja e shkarkimit të tij.

“Shumë persona në atë kohë erdhën nga jashtë. Qytetarët ishin shumë të shqetësuar dhe radhët në markete ishin shumë të mëdha. Kishte frikë për mungesë të ushqimeve”, tha ai.

“Pritej që Kosova të kishte numër të shtuar të infeksioneve. Për shkak të angazhimeve të shtuara unë as që e kisha lexuar deklaratën e Isa Mustafës në atë kohë e lëre më të kem koordinim me presidentin e atëhershëm Hashim Thaçi”.

Veliu thotë se ka menduar se në atë kohë do të duhej të mobilizohen të gjitha kapacitetet shtetërore. Ndërsa thotë se deklarata e tij nuk lidhej fare me shkarkimin që ia bëri Albin Kurti.

“Albin Kurti në ato ditë nuk ishte në gjendje të merrej me punët e Kosovës. Albin Kurti nuk ishte i gatshëm të ulej në tavolinë me faktorët ndërkombëtarë për të biseduar për Kosovën”.

Kandidati për deputetë nga LDK-ja thotë se asnjëherë nuk ka punuar kundër qeverisë dhe Albin Kurtit, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.

“Kurti asnjëherë nuk më ka ftuar e të më thotë se nuk është kryer ndonjë punë”.

“E kam ditur se një koalicion i tillë nuk funksionon, por ka qenë mendim i shumicës së Kryesisë në LDK për koalicion pas zgjedhor”, tha ndër të tjera Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat