Ramiz Lladrovci ia bën me dije Limajt e Sherifit, ja çfarë i paralajmëron

Aktuale

Ramiz Lladrovci ia bën me dije Limajt e Sherifit, ja çfarë i paralajmëron

Nga: A.Morina Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:54
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu është kundërpërgjigjur kreut të Nismës, Fatmir Limajt dhe anëtarit Bilall Sherifi, lidhur me reagimet e këtyre të fundit, në një tubim në Drenas,

Lladrovci i kërkoi Limajt e Sherifit publikisht ballafaqim para kamerave. Kryetari i Drenasit përmendi fushatat zgjedhore dhe kohën e luftës.

“Është bërë traditë e keqe që në fushata zgjedhore shpërthen trimëria e paparë e disa protagonistëve të njohur për mua që e njoh organizimin nga vitet ‘80 dhe minuta e parë e organizimit për çlirim. Këta trima, e shpallin veten bartës të së vërtetës për liri, çlirim dhe vulës së patriotizmit. Jo, kjo te unë nuk kalon”, deklaroi Lladrovci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Përgjigje Fatmirit e Bilallit

Është bërë traditë e keqe që në fushata zgjedhore shpërthen trimëria e paparë e disa protagonistëve të njohur për mua që e njoh organizimin nga vitet ‘80 dhe minuta e parë e organizimit për çlirim. Këta trima, e shpallin veten bartës të së vërtetës për liri, çlirim dhe vulës së patriotizmit. Jo, kjo te unë nuk kalon.

Dy të vërteta që i kam thënë, rreth një protagonisti, nuk mund të kontestohen, sepse janë të vërteta. Këtë “trim të fushatave” e kam quajtur më heret “teneqe” dhe e kam prekur pak me “tërheqje taktike”. Kjo, për t’i dhënë kohë të mendojë se lufta nuk është pikë e fortë e tij.

Ia bëj me dije, Fatmir Limajt dhe Bilall Sherifit, kurdo që ua merr mendja për të më kontestuar, jam i hapur të ballafaqohem me ta para kamerave.

Respekti im për çdo ushtar të UÇK-së që ka qenë qoftë një minutë në uniformë të UÇK-së, ishte, është dhe mbetet në maksimum, duke i nderuar aq sa mundem, por ngjarjet e historisë të mos i interpretojnë sipas fushatave, sepse i fyen ata që kontribuan,

Kaq për tash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat