Shpend Ahmeti: Me këso budallakina të të tjerëve është rritur VV-ja

Aktuale

Shpend Ahmeti: Me këso budallakina të të tjerëve është rritur VV-ja

Nga: D.Rr Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:34
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar qeverinë e Kosovës për vendimin që mërgimtarët të kenë test PCR kur të vijnë në Kosovë.

Gjithashtu, Ahmeti ironizon edhr me deklaratën e Hotit, i cili tha se të rinjtë duhet të votojnë ashtu siç votojnë prindërit.

Sipas Ahmetit, këto veprime kanë bërë që VV-ja të ketë rritje.

Postimi i plotë:

Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene vec nga një polic në pika.

As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjec kërkojani fotografinë e votës së prindve edhe kërkone që me qenë e njejtë. Qysh me u nda vota familjare?

Mos e harroni këtë gjë ju që merrni kësi vendime. Kurgjë ska bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi. Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat