“Finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës”, Gecaj: Ky është përfaqësuesi i denjë për dialogun

Aktuale

“Finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës”, Gecaj: Ky është përfaqësuesi i denjë për dialogun

Nga: N.Sh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Foto Ilustrim

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka folur për dialogun me Serbinë Gecaj thotë se, përballja me Serbinë kërkon kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës dhe largpamësinë e LDK-së.

Ai shkruan se, shteti i Kosovës, ka nevojë për urtësinë dhe vullnetin e pathyeshëm mbi tridhjetëvjeçare të LDK-së. Sipas tij, Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës.

Psotimi i plotë:

Finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës dhe largpamësinë tanimë të sprovuar shtet-formuese të LDK-së. Shteti ynë ka ende nevojë e domosdoshmëri për urtësinë, insistimin, konsistencën, paluhatshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm mbi tridhjetëvjeçar të LDK-së. Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës. Nuk është kjo kohë për eksperimente me individë e subjekte të sprovuara për të kundërtën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat