​Nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të MEA-së dhe Komunës së Deçanit

Aktuale

​Nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të MEA-së dhe Komunës së Deçanit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 13:52
foto nga vendi ngjarjes

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të të cilave do të jetë edhe finalizimi i projektit të kanalizimit për 18 fshatra të kësaj komune.

Nitaj tha se marrëveshjet janë pjesë e planifikimit të buxhetit për 2021 dhe se ndihma nga kjo ministri do t’i jepet çdo komune.

“Përkushtimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të ndihmuar komunat dhe veçanti ketë komunë në buxhetin 2021 është paraparë me të vetmin qëllim që të ndihmohen këto komuna”, tha Nitaj, duke shtuar se do të vazhdojë ndihma për çdo komunë për projekte të tilla.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se marrëveshjet e nënshkruara sot janë shumë të rëndësishme duke pasur parasysh nevojat e mëdha që ka komuna që ai drejton.

Marrëveshjet për bashkëfinancim kanë të bëjnë për ndërtimin e shtratit të lumit në Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj në Deçan, ndërtimi i pendës për ujitje në Vranoc, Deçan, rregullimi i shtratit të Lumëbardhit në Deçan, kanalizimi i ujërave të zeza për 18 fshatra të Deçanit dhe ndërtimi i objektit të higjienës në Deçan do të implementohen sipas planit dinamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat