Haradinaj: Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik

Aktuale

Haradinaj: Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Fushatë zgjedhore

Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka ritheksuar edhe njëherë fokusin e partisë së tij për qeverinë e ardhshme.

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka ritheksuar edhe njëherë fokusin e partisë së tij për qeverinë e ardhshme.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka treguar se sot ka mbajtur një takim në komunën e Podujevës ku ritheksoi se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.

“Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE. 

#ForcaeKosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat