Fjalimi i jashtëzakonshëm i Rugovës: Synojmë një fitore solide, edhe të tjerët duhet të jenë së bashku me ne, në ndërtimin e Kosovës!

Aktuale

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Rugovës: Synojmë një fitore solide, edhe të tjerët duhet të jenë së bashku me ne, në ndërtimin e Kosovës!

Nga: N. H Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Ibrahim Rugova

Ish-ambasadori, Muhamet Hamiti e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me një video të rrallë të realizuar në tetor të vitin 2000.

Rugova në këtë fjalim, thekson se LDK-ja do të angazhohet – si gjithmonë – për tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim dhe për një unitet demokratik.

Presidenti historik në atë botë deklaronte se partia e tij synon një fitore solide, kurse, bënte thirrje që edhe partitë tjera të votohen.

Ja shkrimi i Hamitit:

Rugova: “LDK-ja angazhohet për një shumicë solide, për unitet demokratik”

Thekse nga fjala e Presidentit Rugova në fushatën elektorale pas luftës, tetor 2000 (nga minuta 1):

“LDK-ja do të angazhohet – si gjithmonë – për tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim dhe për një unitet demokratik. Në do të fitojmë një shumicë solide. Po them ‘një shumicë solide’, sepse edhe të tjerët duhet të jenë së bashku me ne në ndërtimin e Kosovës së lirë, demokratike, të pavarur, të integruar në Evropë dhe në strukturat e NATO-s”. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat