Profesori amerikan paralajmëron Kosovën: Mos filloni negociatat me Serbinë, nëse nuk e bënë këtë gjë

Aktuale

Profesori amerikan paralajmëron Kosovën: Mos filloni negociatat me Serbinë, nëse nuk e bënë këtë gjë

Nga: A.Morina Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Alon Ben-Meir

Dialogu Kosovë-Serbi është një nga temat më të rëndësishme për Kosovën.

Pas kërkesës së Presidentit amerikan, Joe Biden ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, tani profesori amerikan, Alon Ben Meir ka bërë një thirrje të ngjashme.

Ben Meir përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të mos fillojë negociata me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk pranon ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Qeveria e re duhet të jetë mjaft e qartë për politikën e saj ndaj Serbisë dhe të deklarojë publikisht nëse ekziston një rrugë që mund të dërgoj në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Qeveria duhet të angazhohet që të mos fillojë asnjë negociatë nëse Serbia së pari nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur”, u shpreh profesori amerikan, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë

Publiku në Kosovë duhet të kërkojë që qeveria e re të jetë mjaft e qartë për politikën e saj ndaj Serbisë dhe të deklarojë publikisht nëse ekziston një rrugë që mund të dërgoj në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Qeveria duhet të angazhohet që të mos fillojë asnjë negociatë nëse Serbia së pari nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur; vetëm ndryshimet në drejtim të territorit, furnizimit me ujë, tregtisë dhe çështje të tjera në këtë nivel midis dy vendeve për të arritur atë objektiv do të jenë objekt i negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat